Studentja e UBT-së punësohet në kompaninë ndërkombëtare “Quipu”, në Gjermani

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka shënuar rritje këtë vit për 3 për qind, teksa sektorët që prijnë më punësim vazhdojnë të jenë tregtia, ndërtimtaria, arsimi e prodhimi.

Edhe pse papunësia në Kosovë vazhdon të rritet, studentët kosovarë po arrijnë të kyçen në tregun ndërkombëtarë të punës. Ata po bëhen pjesë e kompanive prestigjioze dhe po marrin përvoja profesionale.

Një nga këta është studentja e nivelit master në Fakultetin e Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Emira Halimi.

Aktualisht ajo është punësuar në kompaninë “Quipu”, me seli në Frankfurt të Gjermanisë, kompani kjo e konsulencës dhe zhvillimit të softuerit që ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për bankat dhe institucionet financiare.

Kjo kompani është pjesë e bankës ProCredit Group, ku aktualisht funksionon me tetë zyra rajonale anë e mbarë botës.

Studentja Halimi ka thënë se falë UBT-së dhe njohurive të fituara ajo ka arritur kyçet në tregun e punës dhe të jetë pjesë e kompanive të mëdha e prestigjioze ndërkombëtare.

“Në këtë kompani punoj si inxhiniere e monitorimit, dhe tashmë jam njoftuar me ambientet e punës, me sistemet me të cilat punohet etj. Quipu ofron zgjidhje uniforme për banka ProCredit dhe lehtëson centralizimin e shumë prej veprimtarive të saj”, ka thënë Halimi.

Ajo ka theksuar se institucioni i ka mundësuar të ngritët profesionalisht dhe të jetë pjesë e projekteve të shumta që janë zhvilluar në kuadër të institucionit.

Në UBT gjendet shkolla më e madhe e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në Kosovë dhe rajon, që zhvillohet me standardet më të larta ndërkombëtare, prandaj diploma e UBT-së njihet edhe ndërkombëtarisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme