Studentja mbyti vetën pasi u dhunua seksualisht

Prishtinë | 11 Gus 2018 | 16:19 | Nga

Vdekja e 23 vjeçares që mbyti vetën pasi dy muaj më parë tha se ishte dhunuar seksualisht, ka ngjallur zemërim të madh kundër dhunës seksuale në Afrikën e Jugut, shkruan CNN, njofton Klan Kosova.

Khensani Maseko, një studentet e Universitetit Rhodes në Grahamstown, kishte deklaruar se është dhunuar nga një koleg i saj në muajin maj, sipas deklaratës që ka leshur universiteti.

Me 3 gusht, ditën që ajo vendosi t’ia marrë jetën vetës, kishte vendosur një shkrim të koduar në faqen e saj në rrjetin social.

“Askush nuk meriton të dhunohet”, kishte shkruar ajo në një postim në Instagram, me një pikturë në të cilën besohet se tregohej data e saj e lindjes dhe data e asaj dite – e vdekjes së saj.

I dyshuari për dhunimin e saj është suspenduar nga universiteti, por policia ende nuk ka bërë të ditur identitetin e tij.

Statistikat tregojnë se dhuna seksuale në Afrikën e Jugut është tejet e lartë dhe një problem serioz.

138 në çdo 100.000 gra në këtë vend raportohet të kenë përjetuar dhunë seksuale gjatë viteve 2016-17, sipas Shërbimit për Statistika Kombëtare në Afrikë.

“Kjo shifër është ndër më të lartat në botë. Për këtë arsye disa e kanë quajtur Afrikën e Jugut ‘kryeqyteti i dhunimeve në botë’”.

Krahasuar këtë shifër me Zvicrën ku ka 6.4 raste të dhunës seksuale në 100.000 femra, shifrat në Afrikë dalin të jenë tmerruese.

Gjithashtu në Afrikë është shumë i njohur edhe fenomeni i vrasjes së grave për shkakun e vetëm se janë gra – femicide.

Në Kosovë ende nuk ka të dhëna zyrtare për rastet e ngacmimeve seksuale – por sidomos kohëve të fundit ka dalë në sipërfaqe se dhuna në përgjithësi ndaj grave dhe në veçanti dhuna seksuale është shumë e përhapur edhe në vendin tonë, njofton Klan Kosova.

Khensani Maseko

South African women protest against gender abuse in Cape Town, South Africa on  August 1, 2018.

Women in South Africa are marching against gender violence with #TotalShutdown protest

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme