E folura me veten na bën më të zgjuar

Prishtinë | 24 Qer 2018 | 23:05 | Nga

Monologjet mendore dhe ato me zë janë thelbësore në përvetësimin e informacionit. Hulumtuesit kanë konstatuar se duke folur me veten i jep një ndihmesë të jashtëzakonshme trurit të njeriut. Thënia e mendimet tuaja me zë të lartë, do të jetë më vlefshme, pasi rritet niveli i përqëndrimit dhe i vëmëndjes në atë cka themi.

Kjo do t’ju ndihmojë në rregulluimin e aftësive tuaja të komunikimit . Gjithashtu do tju ndihmojë të kontrolloni trurin tuaj në rastet kur biseda me tjetrin të zgjon emocione të forta. Sipas studiuesve, format efikase të të folurit me veten janë në dy forma: në formën këshilluese dhe atë të mendimit dhe veprimit.

Forma këshilluese e të folurit me veten është kur ju i tregoni vetes çdo hap që duhet të merrni për të kryer një veprim, si përshembull të ngasësh një makinë. Ndërsa forma e dytë, ajo e mendimit dhe veprimit është në rastet kur përcaktojmë një qëllim për veten tonë dhe kemi nje strategji te caktuar për përmbushjen e këtij qëllimi.(të thënit me zë e kësaj strategjie).

Mos prisni më gjatë! Filloni të flisni me veten tuaj dhe do vini re një rritje të performancës dhe funksionit të trurit tuaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme