Ekonomia Online
FUNDIT

Kjo është arsyeja pse nuk duhet përdorur kompjuteri për të karikuar telefonin

Kjo është arsyeja pse nuk duhet përdorur kompjuteri për të karikuar telefonin

Një nga metodat që një pjese të madhe prej nesh u duket më e thjeshtë për të karikuar telefonin është laptopi. Por, sipas ekspertëve, kjo është gjëja më e keqe që keni bërë deri tani. Karikimi i telefonit me metodën tradicionale është këshilla më e mirë – sepse përdorimi i laptopit edhe si bateri telefoni […]

Një nga metodat që një pjese të madhe prej nesh u duket më e thjeshtë për të karikuar telefonin është laptopi. Por, sipas ekspertëve, kjo është gjëja më e keqe që keni bërë deri tani.

Karikimi i telefonit me metodën tradicionale është këshilla më e mirë – sepse përdorimi i laptopit edhe si bateri telefoni mund të sjellë një kosto më të lartë, shpjegojnë ekspertët. Po pse?

Në telefon mund të hyjnë hakera: informacioni që përmban telefoni, duke nisur që nga lista e emrave dhe të gjitha të dhënat e tjera personale, fotot apo edhe adresat e shënuara mund të shkarkohen në kompjuter nga smartphone”, – thotë Eric Tong, manaxher i përgjithshëm dhe themelues i Tech Armor. “Mjafton kaq që një hacker të “të shkatërrojë” telefonin.”

“Duke karikuar iPhone në kompjuter, po kështu mund të dëmtosh edhe baterinë e kompjuterit (nëse laptopi nuk është vënë në prizë), sepse telefoni merr fuqi nga bateria e laptopit.

Ka edhe diҫka tjetër për të shtuar: sigurohu që karikuesi i telefonit të ketë simbolin e certifikimit MFI (për iPhone), shkruan classlifestyle. Nëse nuk është i certifikuar nga MFI, atëherë telefoni nuk do të jetojë shumë gjatë në gjendje normale pune

Të ngjashme