Studimi amerikan: Tre filxhanë kafeje në ditë pastrojnë arteriet tuaja

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 09:22 | Nga

Sipas një studimi të ri, pirja e më shumë se tre filxhanëve kafeje në ditë mund të ndihmojë në pastrimin e arterieve.

Shkencëtarët nga Universiteti i Sao Paulos zbuluan se njerëzit që pinë më shumë kafe çdo ditë, kanë më pak arterie të kalcifikuara, që do të thotë më pak depozita të kalciumit në valvulën aortale në zemrat e tyre.

“Në hulumtimin tonë, kemi zbuluar se konsumi i më shumë se tre filxhanëve kafeje në ditë, ul shanset e kalcifikimit koronar,” tha autorja e studimit, Andreia Miranda.

Megjithatë ata nuk janë të sigurtë se çfarë e rrit shëndetin e zemrës nga kafja, mund të jetë kafeina ose ndonjë nga vetitë antioksiduese të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme