Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka deklaruar se reformimi i sektorit të energjisë është prioritet i Qeverisë, ndërsa qëllimi kryesor që synohet të arrihet është siguria e furnizimit me energji dhe implementimi i obligimeve kontraktuale të marra në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
Këto komente Stavileci i bëri sot në Takimin e parë të Komitetit Drejtues për Studimin e Fizibilitetit për TC Kosova B, ku u prezantua Studimi i fizibilitetit për ambient dhe matje tera në këtë termocentral, që realizohet nga Eptisa me financimin e Bashkimit Evropian.
Ministri Stavileci ritheksoi se krahas rritjes së besueshmërisë së operimit të termocentraleve, duket të kihet parasysh synimi për uljen e emetimeve, respektivisht rritjen e eficiencës më teknologjinë gjeneruese konform kërkesave që dalin nga direktivat e BE-së.
Më pas, Stefano Diamantis ka prezantuar aspekte të projektit duke përfshirë, qëllimin, autputet dhe rezultatet finale. Ai tha se realizmi i Studimit të fizibilitetit për përmasimin e TC Kosova B ka për qëllim:
Pajtueshmërinë e TC Kosova B me kërkesat e TKE-së, respektivisht kërkesat e Direktivat (LCP dhe IED),
Riparimin ose rritjen e eficiencës dhe energjisë së TC-së,
Zgjatja e jetëgjatësisë së TC-së deri me 2035-2040.