Studimi i QKSS-së: Serbët e shohin Policinë e Kosovës si armike, vetëm 4.7 për qind i besojnë këtij institucioni

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 11:11 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka prezantuar hulumtimin “Perceptimi i komunitetit serb kundrejt Policisë së Kosovës: mike apo armike?”.

Sipas këtij hulumtimi për shumicën dërmuese të qytetarëve, Policia e Kosovës perceptohet si një nga institucionet më të besueshme në Kosovë.

Nga ana tjetër, komuniteti serb i Kosovës vazhdon të ketë perceptime negative ndaj policisë, me vetëm 4.7 përqind prej tyre që kanë besim tek PK-ja, raporton EkonomiaOnline.

Shpat Balaj, autor i hulumtimit, tha se partitë politike serbe, individë të ndryshëm në atë anë, çdo operacion që kryhet në veri e shohin si një shtypje ndaj komunitetit serb.

Madje edhe vizita e presidentit kosovar, Hashim Thaçit, është parë si një provokim nga serbët e veriut.

“Kompleksiteti i rrethanave politike mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë hendeku mes institucioneve të Kosovës dhe komunitetit serb. Këto marrëdhënie kanë bërë që mos të ketë bashkëpunim zyrtar mes policisë së Kosovës dhe asaj serbe. Qytetarët duke e para lidhjen mes strukturave kriminale me policinë e Kosovës në atë anë instinktivisht e lidhin policinë e Kosovës me krimin e organizuar. Disa parti politike dhe individë në atë anë të ndryshëm e kanë një tendencë që çdo operacion që kryhet në veri e shohin si shtypje të komunitetit serb. Edhe vizita e presidentit së Kosovës në veri të vendit është konsideruar si një provokim”, tha Balaj.

Besimi ndaj Policisë së Kosovës sipas përkatësisë etnike nga hulumtimet e Qendrës Kosovare për Studim të Sigurisë, renditet kështu: Shqiptarët e Kosovës: 65.9%, serbët e Kosovës: 4.7%, të tjerë: 73.9%

Sa i përket korrupsionit, 73.3% e serbëve të Kosovës, mendojnë që Policia e Kosovës është e korruptuar.

“Tek jugu i mirëpresin edhe njësitë tjera të Policisë së Kosovës. Janë disa figura të krimit të organizuar që kanë krijuar një pushtet shumë të madh te serbët në veri një nga ta është Milan Rajdoncic. Veriu i vendit ka qenë subjekt i shumë sulmeve dhe rasti i fundit është vrasja e Oliver Ivanonvic i cili ironikisht ka paralajmëruar vdekjen e tij duke e pasur të pamundur të mbrohet. Serbia tani më është duke e bëra ndarjen e serbëve besnik dhe atyre tradhtarë në Kosovë.  4.7 përqind e të anketuarve, të komunitetit serb i besojnë Policisë së Kosovës. Ndërsa sa i përket korrupsionit komuniteti serb e sheh Policinë e Kosovës si institucionit më të korruptuar”, tha ai.

Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, tha se serbët e veriut nuk mund t’i konsiderojnë ata si armiq.

Sipas tij punë policore e rëndojnë shumë marrëveshjet politike mes shtetit tonë dhe atin serb.

“Nëse dalim se kemi besueshmëri rreth 4.7 përqind pjesa prej 90 përqind i bie që janë armiq të Kosovës por kjo nuk qëndron. Sa herë flasim për sigurinë flasim për një çështje ndjenje edhe PK-ja me mekanizmat e saj bën përpjekje vazhdimisht që ta ngritë këtë ndjenjë të qytetarëve. Është e natyrshme që në 4 komunat serbe PK-ja ka kaluar në procese të integrimit pse deintegrimit”.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhelal Sveqla, tha se vështirësi të madhe për institucionet e sigurisë atje, kanë sjellë edhe aventurat e ndryshme të presidentit të Kosovës i cili edhe në veri ka folur për ndarje të Kosovës.

“Kur është çështja te puna e Policisë është një pikëpyetje e madhe se a po i ndihmon politika Policisë apo po e pengon. Ne kemi probleme shumë të mëdha në zbatimin e ligjit në veri por institucioni i fundit që duhet ta fajësojmë është Policia. Vështirësi të madhe për institucionet e sigurisë atje, kanë sjellë edhe aventurat e ndryshme të presidentit të Kosovës i cili edhe atje ka folur për ndarje të Kosovës. Ne duhet të kemi ndryshime të ligjeve dhe angazhim më të madh në aspektin e ndërtimit të marrëdhënieve. Nuk duhet të bëjmë në kurthin e gabimeve që edhe vetë kryeministri i ka bërë”, tha ai

Disa nga rekomandimet e QKSS-së për Qeverinë dhe institucionet e tjera vendëse ishin: Qeveria e Kosovës duhet të punojë për uljen e ndërhyrjes politike në mardhëniet e komunitetit serb të Kosovës me Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës duhet të ndërmarrë fushata për të promovuar punën e tyre dhe përfshirjen e komunitetit serb të Kosovës.

Si dhe Inspektorati Policor i Kosovës të rrisë praninë e vet në komunat me shumicë serbe.

Të ngjashme