Studimi i ri gjen diçka shqetësuese e të pabesueshme në trurin e duhanpirësve

Prishtinë | 15 Pri 2023 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Një studim i realizuar së fundmi tregon se duhnapirja shkakton njolla të bardha në tru, të cilat thuhet se janë më të dëmshme se që është menduar.

Njerëzit të cilët janë të prekur nga sëmundjet e ndryshme janë më të ekspozuar ndaj këtyre njollave, ndërsa as njerëzit e shëndoshë nuk janë të kursyer nga këto njolla. Por nëse pini duhan gjasat rriten edhe më shumë.

Këto pika nuk vërehen pa u bërë një analizë e thellë e trurit. “Pikat e bardha janë të zakonshme me kalimin e moshës, por ato nuk janë të mira, sepse e bëjnë trurin më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve”, thotë mjekja Asta Haberg. Shenjat e bardha fillojnë në thellësi të trurit dhe më pas përhapen. Kjo gjetje i bën gjërat më shqetësuese. Shkencëtarët ende nuk e dinë pse shfaqen këto pika dhe ato vazhdojnë të jenë misterioze.

Megjithatë, shkencëtarët kanë filluar t’i mbledhin copëzat e mozaikut. “Duhanirja dhe shtypja e lartë e gjakut e rrisin rrezikun”, thotë mjekja Haberg. Sëmundje të ndryshme të trurit, përfshirë demencën dhe pikën në tru, kanë më shumë gjasa të shfaqen në moshë më të shtyrë, ndërsa duhanpirja është më e pranishme tek mosha e shtyrë.

“Mbajtja e trurit në gjendje të shëndoshë mund t’i zvogëlojë efektet negative nga sëmundjet e tjera. Këshillimi i rregullt mjekësor në lidhje me shtypjen e lartë të gjakut dhe shmangia e duhanit janë të mira për trupin dhe trurin”, thotë Haberg, shkruan “Neuroscience”.

Të ngjashme