Përderisa vendet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po vazhdojnë të përballen me uragnin “Irma”, një stuhi pak më e lehtë se ajo e SHBA-ve ka goditur mbrëmë disa vende të Kosovës, shkruan Telegrafi.
Reshjet e shiut të shoqëruara me erëra të forta kanë sjellur dëme materiale në disa vende. Stuhi pak sa më e fortë duket të ketë qenë në komunën e Podujevës.
Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta në këtë komunë ngjasonin pothuajse me uraganin “Irma”.
Deri më tani përpos dëmeve materiale nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.