Rreth 60 mijë shtëpi e biznese kanë mbetur pa energji elektrike në Irlandë për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të shkaktuara nga stuhia “Barra”.
Moti i keq dje shkaktoi ndërprerje të gjerë në të gjithë Irlandën e Veriut, me ndërprerje të energjisë elektrike në qindra shtëpi dhe biznese.
Një stuhi e fortë shkaktoi shembjen e murit dhe rënien e disa pemëve në portin Ballywalter në County Down.
Në një deklaratë nga Shërbimi Meteorologjik Irlandez thuhet se për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erërave, në disa zona është lëshuar alarm portokalli dhe stuhia mund të jetë kërcënuese për dy ditë.
Në disa zona shpejtësia e erës arriti në 130 kilometra në orë.
Kompania për shpërndarjen e energjisë elektrike në Irlandë tha se rreth 60 mijë konsumatorë mbetën pa energji elektrike ndërsa 26 mijë konsumatorë në Donegal, Cork, Ëexford dhe Kerry u paralajmëruan se uji i pijshëm që vinte nga rrjeti kryesor nuk ishte i sigurt për shkak të stuhisë.
Agjencia e Mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar ka lëshuar paralajmërim për përmbytje për disa zona në të gjithë vendin. (tch)