Erërat e forta kanë nxjerrë nga binarët një tren, duke lënë të lënduar tetë persona, pasi një stuhi ka goditur Zvicrën të mërkurën.
Në Lucern shpejtësia e frymës arriti 195 kilometra për orë, rekord i ri që kur kanë nisur këto matje më 1981.
Shërbimi i motit në Zvicër ka paralajmëruar erëra të tilla në gjithë vendin. Shumë rrugë janë mbyllur, janë bllokuar qytetarët në trafik e disa fluturime janë anuluar.
Shumë qytetarë ishin bllokuar edhe në ski-lift në kantonin e St Gallenit.
Probleme me stuhinë ka pasur edhe në vendet tjera evropiane. Aeroporti i Amsterdamit ka pasur shumë probleme me fluturimet ndërsa një e pesta ishin anuluar.
Në Francë, një skitar ka vdekur ndërsa 225 mijë shtëpi kanë mbetur pa rrymë.