Një stuhi e fuqishme në Kaliforninë Jugore shkaktoi përmbytjen e disa autostradave dhe shkaktoi rrjedhje balte në zonat e djegura të zhveshura nga zjarret e fundit në pjesën veriore të shtetit.
Reshjet e dendura dhe erërat e forta shoqëruan ardhjen e një lumi atmosferik – një shtëllungë e gjatë dhe e gjerë lagështie e tërhequr nga Oqeani Paqësor teksa përmbytjet u raportuan në të gjithë zonën e Gjirit të San Franciskos, shkruan AP.
Deri të dielën në mëngjes, mali Tamalpais në veri të San Franciskos kishte regjistruar 15 centimetra reshje shiu gjatë 12 orëve të mëparshme, tha shërbimi i motit.
Në jug të San Franciskos, urdhrat e evakuimit ishin në fuqi në malet “Santa Cruz”.