Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka pyetur Kryeministrin Albin Kurti se mos ka shkuar “te miqtë”, meqenëse nuk u kthye menjëherë në Kosovë pas takimit të 18 gushtit që zhvilloi në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai ka pyetur se si ka logjikë që pas një takimi të tillë, Kryeministri nuk kthehet për ta informuar Kuvendin e Kosovës, popullin, partitë politike dhe opinionin publik për këtë takim.
“Si ka logjikë që Kryeministri i vendit, pas takimit në Bruksel, shkon jashtë vendit për 7 ditë, e nuk kthehet në Kosovë për ta informuar Kuvendin e Kosovës, popullin e vet, partitë politike dhe opinionin publik për një ngjarje, që secili prej nesh ka pritur se çka po ndodhë?!A mos ke shkuar te miqtë për të ndreçur ‘bojlera dhe filtera’?!”, ka shkruar Tahiri.