Agjencia Suedeze e Shëndetësisë ka propozuar sot qeverinë që të bëjë të obligueshme një test negativ për COVID-19 për udhëtarët që dëshirojnë të futen në Suedi, në tentim për të ndalur përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit, raporton Reuters.
“Situata po ndryshon ekstremisht shpejt në botën e jashtme dhe variante të ndryshime të virusit mund të gjenden në më tepër shtete sesa ato që i njohim momentalisht”, thuhet në një komunikatë për media.
Testi duhet të bëhet 48 orë para futjes në Suedi.
Agjencia e Shëndetësisë po ashtu ka propozuar se udhëtarët që sapo kanë ardhur të karantinohen për një javë e të bëjnë një test tjetër pesë ditë më vonë.
Ata që bëjnë udhëtime ndërkufitare duhet të testohen një herë në javë.
Suedia ka vendosur tashmë kufizime të udhëtimit për vendet si Britania, Danimarka, Norvegjia, si dhe udhëtarët nga jashtë Bashkimit Evropian.
Suedia ka regjistruar ulje të rasteve të reja me koronavirus në javët e fundit. Shteti me 10 milionë banorë ka regjistruar më tepër se 566 mijë raste pozitive dhe mbi 11.500 të vdekur.