Suedia, Gjermania, Norvegjia dhe Kroacia kanë raportuar për raste të reja të koronavirusit.
Suedi: Analizat e 12 personave kanë rezultuar pozitive, kështu ka bërë të ditur Autoriteti Suedez i Shëndetit Publik duke shtuar se virusi është përhapur në të katër rajonet, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Gjermani: Sipas Institutit Robert Koch, numri i qytetarëve të prekur nga ky virus ka arritur në 66. Virusi është përhapur në gjashtë shtetet.
Norvegji: Sipas Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik, edhe tete persona të tjerë janë prekur nga kjo sëmundje, kështu duke e rritur numrin e rasteve me këtë virus në 15.
Kroaci: Sipas Autoritetit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, edhe një rast i ri është konfirmuar, kështu duke e rritur numrin e përgjithshëm në gjashtë.
Kujtojmë se Italia mbetet shteti europian më i prekur nga koronavirusi. Deri më tani 29 persona kanë humbur jetën si dhe 1.128 janë prekur nga kjo sëmundje.