Me Grupin F ende të hapur, periudha para ndeshjeve vendimtare të së mërkurës duhej të ishte dominuar nga futbolli, por në kohën e rrjeteve sociale, kur rëndësia është e madhe, gjëra të pakëndshme mund të ndodhin.
Goli i fitores i shënuar nga Gjermania në çastet e fundit kundër Suedisë, me një gjuajtje të lirë spektakolare nga Toni Kroos, ishte goditje e rëndë për suedezët, transmeton Koha Ditore.
Mbrojtësi i Suedisë, Jimmy Durmaz, që shkaktoi faullin nga i cili realizoi Kroos në minutën e 95-të, ishte shënjestër e fyerjeve raciste dhe kërcënimeve me vdekje nëpër rrjetet sociale.
Durmaz lëshoi një deklaratë në reagim, ku pati edhe mbështetjen e bashkëlojtarëve, duke thënë se abuzimi është i papranueshëm dhe shtoi: “Ne qëndrojmë të bashkuar. Ne jemi Suedia”.