Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, e ka pranuar faktin se komuna që e drejton ai ka problem serioz me papastërtinë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ai ka shprehur qëndrimin se gjendja në këtë aspekt nuk është e mirë me gjithë aksionet e ndërmarra për pastrimin e mjedisit. Ndërkohë dega e PDK-së në Suharekë ka vlerësuar se kjo komunë bën pjesë në mesin e komunave që më së paku është pastruar.
Gjatë fundjavës, kryetari Muharremaj ka bërë të ditur se punëtorët e Kompanisë rajonale të mbeturinave “Eko-Regjioni” kanë pastruar mjedisin në drejtimin e rrugës Suharekë-Shtime. Në të njëjtën kohë ka ndarë shqetësimin lidhur me ndotjen e mjedisit nga mbeturinat.