Edhe qyteti i Suharekës, nga dje ( Ditën e çlirimit )u bë me tregun ditor, ku do të ketë çdo ditë artikuj ushqimor të freskëta dhe cilësore.
Kryetari Bali Muharremaj ka vizituar tregun dhe ka uruar suksese në punë, ndërkohë fton qytetarët që të frekuentojnë sa më shumë tregun, pasi është në vendin më të përshtatshëm të mundur, pra në qendrën qytetit.
“Dje e kam vizituar Tregun Ditor dhe jam impresionuar me mënyrën e rregullimit të produkteve ambientin dhe pastërtinë. Me produkte edhe bio të cilat janë nga komuna jonë, qytetarëve po iu ofrohet edhe një shërbim më i veçantë në qytet. Suksese në punë. !”