Suhareka nis evidentimin e të ardhurve nga diaspora, Muharremaj obligon kryetarët e fshatrave

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka filluar evidentimin e qytetarëve që kanë ardhur nga diaspora në Suharekë.

Për këtë, ai ka apeluar te kryetarët e fshatrave që të merren me evidentimin e secilit qytetarë që ka ardhur në Kosovë javëve të fundit.

“Apeloj tek kryetarët e fshatrave në Komunën e Suharekës, që ti evidentojnë qytetarët të cilët kanë ardhë javët e fundit nga diaspora dhe këto të dhëna ti dergojnë në qendrën më të afërt mjekësore, QMF ose AMF. Ne do të mbesim në kontakt dhe do të jemi afër qytetarëve në përputhje me situatën e krijuar” shkruan Muharremaj në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme