Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj bashkë me një delegacion nga kjo komunë po merr pjesë në festën tradicionale “Vjeshta e Fellbahut” që po mbahet për të 77 herë radhazi.
Kjo festë ka të bëjë me prodhimtarinë e verërave dhe është pikërisht kjo që i lidhë këto dy komuna siq edhe ka shkruar Muharremaj në Facebook.
“Festa tradicionale “Vjeshta e Fellbahut”, e cila po zhvillohet në këtë periudhë për herën e 77 radhazi, ishte nder dhe kënaqësi të ishim mysafirë të tyre.
Kjo festë ka një karakter unik e cila orientohet në prodhimin e veres dhe është pikërisht kjo pikë që i lidhë dy komunat tona.
Për çdo vit ne nderohemi si të ftuar dhe vizita jonë këtu në Fellbah është një kënaqësi e veçantë”.