Në Suharekë më 9 prill katër kushërinj janë rrahur në mes vete pas një mosmarrëveshje.
Policia thotë se katër personat janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Janë arrestuar katër të dyshuar kushërinj në mes vete meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes vete. Dy persona të dyshuar si pasojë e rrahjes kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, katër personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes.