Suharekë: ATK-ja do t’i vizitojë bizneset e dëmtuara

Prishtinë | 18 Gus 2018 | 13:36 | Nga

Bali Muharremaj, kryetari i Suharekës ka bërë me dije se Administrata Tatimore e Kosovës nga Prizreni do t’i vizitojë të hënë bizneset e dëmtuara nga reshjet e fundit.

“Andaj ju sugjerojmë, që bizneset të cilave ju janë dëmtuar dokumentet, pajisjet teknike, makineria dhe materialet tjera t’i ruajnë si dëshmi përmes fotografive dhe formave tjera”, ka shkruar Muharremaj në profilin e tij në Facebook.

“Kjo bëhet për evidentim dhe procedura të tjera sipas ligjeve në fuqi, ku do të dëshmohet dëmi i cili është shkaktuar nga reshjet e fundit”.

Nga reshjet e para dy ditësh në Suharekë janë dëmtuar shumë shtëpi banimi, kulturat bujqësore si dhe bizneset.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme