Pasi kishte humbur dy përballjet e para në Fed Cup, Kosova mori fitoren e parë individuale në përballjen e humbur nga Maroku.
Ishte Arlinda Rushiti që ia siguroi fitoren e parë Kosovës, në paraqitjen debutuese të përfaqësueses në Fed Cup, garën kryesore për teniste në nivel ekipesh përfaqësuese, shkruan Koha Ditore.
Kosova e humbi 2:1 përballjen me Marokun, më 14 prill të vitit 2016, por fitorja e Albinës u vlerësua se dha shenja që tenistet kosovare megjithatë mund të marrin fitore të kohëpaskohshme në Grupin III të zonës Evropë/Afrikë, që është niveli më i ulët i garave në Fed Cup.
Një ditë më pas Kosova fitoi 3:0 ndaj Mozambikut, ndërsa Arlinda fitoi përballjen individuale dhe atë në çifte së bashku me tenisten Edita Raca.