Gjërat e mëdha nuk ndodhin gjatë natës. Suksesi është një proces që ndryshon dhe ju ndryshon. Ju duhet të ndryshoni, qofshin këta njerëz me të cilët kaloni zakonisht kohë, vendet ku shkoni ose gjërat që bëni. Këto gjëra ndonjëherë janë ato që ju pengojnë nga suksesi juaj. Kur dëshironi të arrini një sukses, do të ishte mirë të dinit shenjat e procesit.
1. Mund të humbni disa miq
Kjo mund t’ju tronditë pak, por është e pritshme. Njerëzit fillojnë të ndihen keq në një farë mënyre dhe nuk dinë si t’i përballojnë ndryshimet tuaja. Nuk është gjithmonë një gjë e keqe. Disa nga njerëzit që ne i quajmë miq nuk janë vërtet miq. Proçesi i suksesit ka një tendencë për t’i përzgjedhur ata.
2. Mund të mendoni se po çmendeni
Zakonet e reja dhe ndryshimi i mënyrës se si i bëni gjërat ndikojnë në trurin tonë. Ndryshimi i tyre ka tendencë të na ngatërrojë, pasi ne vetë jemi ata që ndërpresim modelet në jetën tonë. Mund t’ju bëjë të ndiheni të çmendur derisa truri juaj të vendoset në një rutinë të re, ose një mënyrë të re për të bërë gjërat. Thjesht merrni frymë dhe vazhdoni.
3. Dhimbja është e pashmangshme
Disa ndryshime mund të shkaktojnë dhimbje, jo dhimbje fizike, por dhimbje në rritje. Është mirë ta mendosh dhimbjen si një copë qymyr që nën një presion të fortë kthehet në një diamant. Nëse pjesa e qymyrit thoshte “është shumë e dhimbshme, nuk mund ta bëj këtë” nuk do të arrinte kurrë gjendjen e diamantit. Kuptoni se është një proçes.
4. Do të humbni para
Askujt nuk i pëlqen ta dëgjojë këtë, por duhet të jemi të sinqertë. Ka shumë arsye pse njerëzit humbasin para. Planifikimi i gabuar, blerjet impulsive, moskuptimi i plotë i diçkaje dhe shume te tjera si këto. Ose duke marrë rreziqe. Nëse ju paraqitet diçka që kushton para, përcaktoni se si përshtatet në biznesin tuaj. Nëse jo, mos i shpenzoni paratë. Më e lehtë të thuash sesa të bësh, por mos e brengos veten për humbjen e parave. Janë vendimet tuaja, mësoni prej tyre.
5. Familja dhe miqtë mund t’ju dekurajojnë
Kryesisht kjo është për shkak të frikës së tyre. Ata ju shohin duke ndryshuar dhe duke bërë gjëra të reja ose të ndryshme. Shumë nuk mund ta kuptojnë dëshirën tuaj, apo arsyet tuaja. Ju nuk u detyroheni atyre një shpjegim përtej “Unë po e bëj këtë për një qëllim më të madh sesa mund ta shpjegoj”. Mos u përpiqni t’i bindni ata, ose të mbroni vendimet tuaja. Kur të arrini atje ku po shkoni, ata do ta kuptojnë më mirë.
6. Formohen zakone të çuditshme
Ju keni ndryshuar modelet tuaja dhe disa prej tyre do të duken të çuditshme. Të qëndrosh zgjuar më vonë, të zgjohesh më herët, të kesh një këndvështrim të ri. Do të pyesni veten se si i keni fituar këto zakone të çuditshme. Ata janë pjesë e proçesit. Disa do t’i mbani, dhe disa do të jenë aty vetëm në fillim ndërsa vazhdoni. Përqafoni çuditshmërinë, normaliteti është mbivlerësuar gjithsesi.
7. Njerëzit do të tregojnë urrejtje ndaj jush, pa ndonjë arsye të veçantë
Shumë herë njerëzit mund të bëhen xhelozë në mënyrë të pandërgjegjshme ndaj jush. Ata do të thonë gjëra që ju zemërojnë, ose do t’iu bëjnë të dyshoni për atë që po bëni. Kryesisht është se ata dëshirojnë të kishin të njëjtin guxim për të bërë ndryshimet e mëdha që po bëni ju. Mos e merrni personalisht.
8. Gjithçka do t’ia vlejë
Mund të tingëllojë si një kohë sprovuese, madje dekurajuese, por suksesi është proçes edhe që vazhdon edhe pasi arrihet. Është po aq e zorshme ta mbash suksesin. Por është një zor dhe proces që ia vlen. Dhe ja vlen shume!