Suksesin që s’po e arrijnë në konkurrencën e meshkujve, po e arrijnë te femrat, Barcelona fiton tripletën

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Barcelonaës në konkurrencën e femrave ka kompletuar një sezon të jashtëzakonshëm, duke arritur tripletën e titujve këtë fundjavë.

Skuadra e Lluis Cortes siguroi mbrojtjen e tyre të suksesshme të titullit Primera Division në maj, duke i dhënë fund sezonit me një epërsi prej nëntë pikësh ndaj rivalëve të Atletico Madrid.

Vendi i parë në kampionat do të thotë një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, dhe gjigandët katalonas do të mbrojnë titullin e tyre evropian, pasi e fituan atë për herë të parë duek e mposhtur Chelsean në finalen e 2021 në Gothenburg.

Sidoqoftë, skuadra e Cortes ka arritur një sukses të ri në 24 orët e fundit, me një fitore në finalen e Copa del Reina kundër Levante në Estadio Municipal de Butarque.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme