Policia gjermane ka liruar dy vëllezërit kosovarë, të cilët ishin arrestuar nën dyshimin se po planifikonin sulme terrorist në një qendër tregtare në Duisburg të Gjermanisë.
Vendimin për lirimin e tyre e ka marrë Gjykata me arsyetimin se nuk ekziston më rrezik real prej dy vëllezërve kosovarë, njoftojnë mediat gjermane.
Arrestimi i vëllezërve 28 dhe 30 vjeçar, është raportuar në të gjitha mediat e botës, pasi ky arrestim ndodhi pas sulmit terrorist në Berlin, ku mbeten të vrarë 12 qytetarë dhe 48 të tjerë janë lënduar.