Sulm me bombë në restorantin parisien, 12 të plagosur

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 10:04 | Nga

Dy persona pësuan djegie të rënda dhe 10 të tjerë u plagosën pas një sulmi me bombë në një restorant në periferi të Parisit.

Ekipet e ambulancës nxituan për në Aubervilliers, një komunë në rrethin Seine-Saint-Denis, pasi një bombë me shishe, e njohur si “Kokteil Moltov” u hodh brenda një restoranti të njohur.

Ekipet e shpëtimit dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes rreth orës 20:30, pasi shpërthimit të një zjarr në lokal.

Rreth 50 zjarrfikës u thirrën për t’u vënë nën kontroll flakët, raportoi Le Parisien.

Dy viktima pësuan djegie të rënda dhe u transportuan në spitalin më të afërt.

Dhjetë persona të tjerë pësuan lëndime të lehta, duke përfshirë 6 policë që ndihmuan me përpjekjet e shpëtimit.

https://www.youtube.com/watch?v=G-lMJApaLJc

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme