Sulm me thikë në një shkollë në Kinë

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Një burrë raportohet se me thikë kasapi ka mbytur tetë fëmijë në një shkollë në Kinë.

Fëmijët kishin mbërritur në shkollë për ditën e parë të mësimit, por ata i priti një burrë me thikë kasapi brenda ambienteve të shkollës fillore në qytetin Enshi.

Fillimisht është raportuar se ky burrë ishte futur me thikë brenda shkollës, duke i masakruar djemtë dhe vajzat që ishin brenda.

Në anën tjetër mediat kineze raportojnë se ai vetëm sa ishte liruar nga burgu dhe kishte filluar sulmin si hakmarrje ndaj shoqërisë.

I dyshuari menjëherë është arrestuar dhe mbetet në paraburgim. E zyrtarët kineze kanë njoftuar se sulmi ka ndodhur një ditë pas një masakre tjetër që ndodhi në një shkollë tjetër në provincën Hubei, ku mbetën të plagosur 10 fëmijë.

Të ngjashme