Sulm me thikë në një tren në Gjermani, plagosën të paktën tre persona

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Të paktën tre persona u plagosën në një sulm me thikë në një tren që udhëtonte midis qyteteve gjermane të Regensburgut dhe Nurembergut.

Sulmi ndodhi në orën 8:30 të mëngjesit pranë Neurmarkt. Treni ndaloi në Zeuberdorf, në juglindje të Nurembergut.

Sipas informacioneve të para, sulmuesi është arrestuar, njoftoi policia gjermane.

Për momentin nuk dihen informacione më të detajuara për sulmuesin dhe as për ashpërsinë e lëndimeve që kanë marrë personat.

Ndryshe, policia gjermane ka nis hetimet rreth rastit, i cili nuk po llogaritet si sulm terrorist.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme