Dy gra rreth të 50-tave kanë vdekur pas një sulmi të dhunshëm që ndodhi në një shkollë të mesme në qytetin jugor suedez, Malmo.
Një nxënës 18-vjeçar në shkollë është arrestuar si i dyshuar për vrasje, raporton BBC, transmeton lajmi.net.
Mediat lokale raportojnë se ai ishte i armatosur me thikë dhe sëpatë, por policia ende nuk ka dhënë zyrtarisht detaje.
Dy gratë, punonjëse në shkollë, u dërguan në spital me ambulancë, por vdiqën nga plagët e marra.
Rreth 50 persona, studentë dhe mësues, ndodheshin në ndërtesë kur ndodhi ngjarja.
Sulmuesi i dyshuar thuhet se thirri vetë shërbimet e urgjencës dhe pranoi se kishte vrarë dy persona, sipas mediave suedeze.
Policia evakuoi shkollën dhe kontrolloi mjediset e saj, por nuk gjeti “asnjë tregues” për ndonjë autor të mëtejshëm.