Në Gjakovë të hënën është arrestuar një person nën dyshimet se i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka goditur me sëpatë dy meshkuj, duke iu shkaktuar njërit lëndime të rënda, ndërsa tjetrit lëndime të lehta.
“Viktima i lënduar rëndë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i viktima tjetër i lënduar lehtë është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë”.
” Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar sëpatën si provë materiale, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.