Sulmet e piratëve në Detin e Kuq pengojnë tregtinë botërore

Prishtinë | 06 Jan 2024 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Shumë rrugë tregtare të çojnë përmes Detit të Kuq e Kanalit të Suezit. Milicët huti nga Jemeni po sulmojnë vazhdimisht anijet atje. Ata e shohin veten si pjesë e një “boshti të rezistencës” të drejtuar kundër Izraelit.

Disa kompani anijesh transporti aktualisht po e shmangin lundrimin përmes ngushticës pranë Jemenit, sepse rebelët huti të Jemenit, të mbështetur nga Irani, kanë sulmuar vazhdimisht anijet që udhëtojnë përmes ngushticës Bab al-Mandeb gjatë javëve të fundit. Në rrugën e tyre drejt Kanalit të Suezit të gjitha anijet duhet të kalojnë përmes kësaj ngushtice detare. Bab ach-Madneb ndan Gadishullin Arabik nga Afrika dhe lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit – dhe kështu me Oqeanin Indian. Fokusi i sulmeve të milicëve huti janë anijet që dyshohet se kanë lidhje me Izraelin.

 SHBA-të formuan koalicionin ushtarak ndërkombëtar OPG (Operacioni Prosperity Guardian) disa ditë para Krishtlindjeve për të siguruar transportin në Detin e Kuq. Më 30 dhjetor 2023, marina amerikane fundosi disa varka që i përkisnin rebelëve Huti që sulmuan anijen daneze të kontejnerëve Maersk Hangzhou. Kompania e madhe e transportit detar Maersk pezulloi të gjitha udhëtimet në Detin e Kuq për 48 orë të dielën, por tani po shqyrton përdorimin e itinerarit përsëri.

Nëse anijet nuk kalojnë përmes Kanalit të Suezit, në rrugën e tyre nga Lindja e Largët në Evropë, atëherë ato duhet të përshkojnë të gjithë kontinentin afrikan. Ky është një udhëtim më i gjatë për një javë, afërsisht 3.500 milje detare (6.482 kilometra) udhëtim më shumë.

Rreth nëntë për qind e të gjitha anijeve që transportojnë naftë dhe gaz lundrojnë nëpër Detin e Kuq. Cisternat e naftës ishin gjithashtu në shënjestër të rebelëve Houti. Kompania britanike e naftës BP është një nga kompanitë që shmang këtë rrugë që nga 18 dhjetori.

“Ne po shohim këtu dhe tani që furnizimet me energji – qoftë naftë, qymyr apo gaz – janë prekur thjesht për shkak të dimrit të hemisferës veriore”, tha analisti Sand. Kjo mund të ketë një efekt domino në çmimet e energjisë.

Megjithëse luftanijet amerikane dhe britanike në zonë filluan të shënjestrojnë Hutit me raketa dhe dronë, është e paqartë nëse prania e një force më të madhe detare do të jetë e mjaftueshme për të parandaluar plotësisht sulmet.

Huti të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të Jemenit, e shohin veten si pjesë e një “boshti të rezistencës” së vetëshpallur dhe të drejtuar kundër Izraelit. Përveç Hamasit radikal, ekziston edhe Hezbollahu në Liban, i cili gjithashtu mbështetet nga Irani./DW/

Të ngjashme