Sulmet e SHBA-ve: Iraku të rishikojë marrëdhëniet me amerikanët

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Irakut Adel Abdel Mahdi, ka dënuar sulmet ajrore të SHBA-ve që vranë të paktën 25 anëtarë të një milicie irakiane të mbështetur nga Irani.

Mahdi tha se veprimi i SHBA-ve të dielën kishte shkelur sovranitetin e Irakut.

Kryeministri sugjeroi që Iraku tani do të duhet të rishikojë marrëdhëniet me SHBA-të.

Forcat amerikane sulmuan milicinë e lidhur me Kataib Hezbollah në shenjë hakmarrjeje për sulmet mbi bazat në Irak të cilat përdoren nga ushtria amerikane.

Amerikanët kanë luftuar për vite të tëra përkrah forcave qeveritare irakiane në përballjen e tyre me grupin e Shtetit Islamik (IS).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme