Zëvendës-shefi policor, Ghulam Sarwar Haidari ka thënë se një numër i kryengritësve ka sulmuar trupat e ushtrisë afgane në distriktin Ab Kamari, duke lënë të vdekur nëntë ushtarë në sulmin e 23 prillit.
Në po të njëtjën kohë, një tjetër sulm i kryengritësve në distriktin Qadis ka lënë të vdekur pesë zyrtarë policorë, ka thënw Haidari.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Haidari ka fajësuar talibanët për sulmet kundër forcave qeveritare në provincën Badghis.
Më 22 prill një sulm i grupit militant, Shteti Islamik ka lënë të vdekur 57 persona në kryeqytetin afgan, Kabul.