Ashtu si për ish-deputetin Bardh Spahia, Gjykata e Apelit në Shkodëredhe për të ndaluarit e tjerë, ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke lehtësuar masat për punonjësit e policisë bashkiake pas incidenteve në KZAZ nr 3.
Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për shtetasit:
-Alfred Nikolli
-Gentian Bytyçi
-Adi Garuci
-Aleks Ndoj
-Orlando Thepi
Ndërsa, ka hequr të gjitha akuzat ndaj shtetasit Çesk Toma, duke e konsideruar arrestimin të paligjshëm.
Ditën e djeshme, gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke e konsideruar si ndalim i paligjshëm ndaj Spahisë, duke e liruar. Ish-deputeti ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, dhënë nga shkalla e parë në Shkodër.