Sulmet në objektet e naftës saudite, raketat dhe dronët u lansuan nga Irani

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besohet se kanë  identifikuar lokacionet në Iran nga të cilat u nisën dronët dhe raketat  që kishin për target objektet e naftës saudite në sulmin e së shtunës.

Zyrtarë të lartë amerikanë i thanë CBS News se vendet ishin në jug të Iranit, në skajin verior të Gjirit.

Mbrojtjet ajrore saudite nuk ndaluan dronët dhe raketat sepse ato ishin drejtuar në jug, për të parandaluar sulmet nga Jemeni, shtuan zyrtarët.

Irani mohon përfshirjen në këto sulme, të cilat prishën furnizimet globale të naftës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme