21 vjeçari norvegjez, Philip Manshaus, ka dalë sot para gjykatës si i akuzuar për terrorizon në lidhje me sulmin e armatosur që ndodhi në një xhami në Oslo gjatë fundjavës.
Ai është parë i mavijosur fytyrës dhe me gërvishtje rreth qafës, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Manshaus akuzohet edhe për tentim vrasje dhe poashtu për vrasjen e motrës së tij nga vetëm njëri prind.
Prokurorët janë duke shikuar mundësinë e vazhdimit të paraburgimit të tij edhe për katër javë.
Ai është parë i buzëqeshur para fotoreporterëve para se gjyqtari ta niste seancën me dyer të mbyllura.
Manshaus akuzohet se ka hapur zjarr në Qendrën islamike Al-Noor në Baerum, në perëndim të kryeqytetit Oslo në ditën e shtunë.
Vetëm pak pas sulmit të kryer nga ai është gjetur i pajetë trupi i motës së tij 17 vjeçare në shtëpinë e tyre.