Sulmi në Berlin konsiderohet terrorizëm islamik, Policia e kërkon të dyshuarin në stacione, aeroporte e pika kufitare

Prishtinë | 26 Kor 2026 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, u tha gazetarëve në Berlin se sulmi i mbrëmshëm ndaj paradës së Krenarisë në Berlin ishte, me shumë gjasë, akt i terrorizmit islamik, raporton BBC.

I dyshuari është një shtetas gjerman 21-vjeçar me prejardhje libaneze, i quajtur Abdul Ballout.

I dyshuari, i cili ka një të kaluar të gjerë kriminale, është në arrati. Një operacion i madh kërkimi është duke u zhvilluar, ndërsa policia po kontrollon stacionet e trenave, aeroportet dhe pikat kufitare.

Sipas Dobrindt, një person ka humbur jetën dhe të paktën 29 të tjerë janë plagosur.

Disa persona u plagosën rëndë pasi u goditën nga furgoni, ndërsa të tjerë u sulmuan me hanxhar pasi Ballout doli nga automjeti.

Ministri theksoi se sulmi ndodhi jashtë perimetrit të ngjarjes së Krenarisë.

Të ngjashme