Një sulm me raketa ruse vrau tetë persona dhe plagosi 39 në Odesa të Ukrainës të hënën, tha guvernatori lokal Oleh Kiper.
Katër fëmijë ishin në mesin e të plagosurve ndërsa tre persona janë në gjendje të rëndë, tha Kiper në mesazhin e publikuar në Telegram, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha në Telegram se një raketë balistike ruse kishte goditur një lagje banimi dhe se një ndërtesë apartamentesh, një ndërtesë universiteti dhe një ndërtesë administrative ishin dëmtuar.