Faton Shoshi, drejtor i portalit Indeks-Online, i njohur si menagjer i yjeve të estradës, është sulmuar dje rreth orës 23:00 në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, Shoshi ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Florie Ahmeti, zëdhënëse e policisë në rajonin e Prishtinës ka thënë se në lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshuar.
“ Lidhur me rastin është arrestuar K.B., 26 vjeçar. Pas intervistimit është dërguar në mbajtje 48 orë”, tha Ahmeti.
Policia ka njoftuar se në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar me fazat tjera.