Hoxha është sulmuar fizikisht sot nga një hoxhë tjetër.
Demokracia.com merr vesh se ai është sulmuar nga hoxha Xheladin Halili, që është burri i drejtoreshës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli-Halili e afërt me kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti.
Lajmin për sulmin ndaj tij e ka konfirmuar edhe vet Husamedin Hoxha, por nuk ka dhënë shumë detaje.
“Po jam sulmu, jam sulmu prej një punëtorit tim”, tha Hoxha.
Ai është pyetur se cilat janë arsyet e sulmit ndaj tij. “Unë nuk di çka me të thënë. Unë e kam pas një sulm, por krejt çka keni, i keni në polici. Ju lutem thirrni në polici i keni krejt të dhënat. Arsyeja e sulmit është veç pse ai është arrogant e kapadai. Veç pse kam ba mirë, send tjetër nuk ka pas”, tha ai. Hoxha tha se rastin e ka sulmuar edhe në polici.
Burime të Demokracia.com thonë se për këtë rast ka ndërhyrë edhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti për t’i qetësuar gjakrat.