Sulmohet fizikisht një grua nga një burr në veri të Mitrovicës, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Prishtinë | 29 Qer 2026 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 00:30, në veri të Mitrovicës.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistmit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë Veri 28.06.2026-00:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme