Një roje pylli ka raportuar se derisa ishte në detyrë, në fshatin Bajgorë të Mitrovicës, dy persona të dyshuar të cilët ishin me traktor dhe rimorkio të ngarkuar me drunj e kanë sulmuar fizikisht, pasi ai ka dashur t’i legjitimojë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe njërin nga të dyshuarit e kanë shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa traktori me rimorkio me dru janë konfiskuar për procedura të mëtutjeshme.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.