Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se sot është sulmuar fizikisht një punëtor i Spitalit Rajonal të Mitrovicës në repartin e Ortopedisë
Në njoftimin e FSSHK-së bëhet e ditur se R.U. është sulmuar nga familjarët e një pacienti.
“Me datë 20.09.2021 në Spitalin Rajonal të Mitrovicës përkatësisht në repartin e Ortopedisë është sulmuar fizikisht punëtori R. U. nga familjarët e pacientit. Kryesia e Sindikatës pranë kësaj njësie ka reaguar duke e dënuar këtë rast dhe ka shprehur shqetësim lidhur me sulmin e lartcekur që iu është bërë stafit mjekësor. Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të pa tolerueshme, dhe përderisa një akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike kryhet në ambientin e punës, e sidomos në këtë kohe pandemie kjo bënë që të vihet në pikëpyetje edhe siguria në vendin e punës, prandaj kërkojmë nga institucionet kompetente të ndërmarrin masa, për arsye se edhe tjera herë janë kërcënuar dhe nuk është rasti i vetëm i një sulmi fizik të ndodhur”, thuhet në reagim.
Po ashtu, FSSHK ka njoftuar se pas këtij sulmi, do të protestohet.
“Federata e Sindikatave te Shendetesise se Kosoves me ane te kesaj Komunikate per media Ju njofton se sot eshte sulmuar fizikisht nje punetor ne Spitalin Rajonal Mitrovice, andaj ne shenje revolte do te mbahet Proteste 15 minuteshe para Spitalit Rajonal Mitrovice”, thuhet në reagim.