Sulmohet një shtëpi e ndërtuar nga qeveria në veri

Prishtinë | 17 Sht 2024 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Gjatë mesnatës është sulmuar një shtëpi e ndërtuar nga qeveria në lagjen Bergjani në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë edhe fotografi të shtëpisë së dëmtuar.

Ai njofton se zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar dhe se nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, Krasniqi thotë se qeveria e dënon fuqishëm këtë akt i cili nuk është i pari, dhe se as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre.

“Ky sulm është nxitje e mosdurueshmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiqi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore”, shkruan ndwr tw tjera ministri Krasniqi.

Postimi i plotë më poshtë:

Të ngjashme