Një zyrtar policor është sulmuar mbrëmjen e së premtës në Prishtinë.
Sipas raportit policor, një i dyshuar e kishte sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.
“Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor” thuhet në njoftim.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.