Sulmohet polici dhe dy pronarë të një lokali në Fushë Kosovë

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Një polic është sulmuar gjatë ditës së djeshme në rrugën “Hashim Hajdini” në Fushë Kosovë, gjatë kryerjes së detyrës.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës mësohet se ngjarja kishte ndodhur pasi dy të dyshuar kishin sulmuar fizikisht dy pronarët e një kafiterie në rrugën “Hashim Hajdini” në Fushë Kosovë.

Policia ka arrestuar të dyshuarit, porse mësohet se njëri nga ta ka sulmuar fizikisht edhe zyrtarin policor gjatë detyrës duke i shkaktuar lëndime, ndërsa më pas viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme