Dy persona kanë sulmuar një punëtor të KEDS-it, para objektit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Podujevë. Policia ka arrestuar dy persona, derisa punëtori është trajtuar në qendrën emergjente.
Komandanti i Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi ka konfirmuar sulmin ndaj punëtorit të KEDS-it. Ai akt thënë se ky incident ka ndodhur para Objektit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Dega në Podujevë.
“Njësitë policore iu kanë përgjigjur rastit në vend të ngjarjes, ku kanë arritur që t’i arrestojnë dy të dyshuar për sulm. Viktimë është një punëtor i KEDS-it, i cili është trajtuar fillimisht në qendrën emergjente. Rasti është në proces dhe sulmi me urdhër të prokurorit është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar. Pas procedurave të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë për Telegrafin, Bekim Bislimi, komandant i Stacionit të Policisë në Podujevë.
Por, në KEDS kanë thënë se janë sulmuar dy puëntorë të kësaj kompanie nga pala e cila ishte paditur për keqpërdorim të energjisë elektrike.
Arbër Krasniqi, drejtor i Zyrës Ligjore në KEDS, ka ka thënë se sulmi ndaj punëtorëve, ka ndodhur para syve të policisë dhe derës së Gjykatës Themelore.
“Pala e cila ka qenë e akuzuar nga ne për keqpërdorim të energjisë elektrike, më të përfunduar seanca gjyqësore ka sulmuar dy punëtorë të KEDS-it para derës së Gjykatës dhe në sy të Policisë”, ka treguar Krasniqi, shkruan Telegrafi.
Sipas tij, ky sulm ka ndodhur për shkak të tërheqjes së prokurorit Ali Ajdini nga shqyrtimi i këtij rastit.
“Dy punëtorët e lënduar njëri është më rëndë e tjetri më lehtë. Ky sulm ka ndodhur pas përfundimit të seancës si dhe nga mos shqyrtimi i fakteve dhe provave për vjedhje nga prokurori”, ka thënë Arben Krasniqi, Drejtor i Zyrës Ligjore në KEDS.