Policia njofton se në fshatin Kuqicë të Skenderajt janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një zyrtar të gjeodezisë të Kuvendit Komunal të Skenderajt.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.