Sulmoi dy policë, arrestohet një person në Rogoqicë të Kamenicës

Prishtinë | 19 Jan 2026 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Dy policë janë sulmuar nga një person në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, për çka janë detyruar të marrin edhe tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte kanosur verbalisht, dhe më pas edhe kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët ishin duke u marrë me një rast. Si pasojë e sulmi dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme